Fabrika e Superfosfatit
Përshkrimi
Një kompleks i gjerë ish-fabrike kimike, ndërtuar në periudhën komuniste dhe që prodhonte plehëra fosfatike dhe acide për industrinë e akumulatorëve. U braktis mbi 20 vjet më parë dhe u plaçkit për skrap metalik. Bashkia nuk disponon fonde të lira për prishjen e ndërtesave dhe rehabilitimin e tokave të ndotura.
Dhjetëra ndërtesa janë në gjendje të rrezikshme, bashkë me oxhakë të lartë dhe peizazh post-apokaliptik. Hyrja me këmbë dhe me automjet është e lirë, por gjithandej has kënetëza shumëngjyrëshe, gropa, gremina, qen endacakë dhe skelete kafshësh të tjera.